I ftuar në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë Stine. Ernesti ose siç njihet me emrin e artit Stine, është një ndër këngëtaret apo edhe një ndër kantuatorët më të spikatur në trevat shqiptare. Artisti i mirënjohur u bë pjesë e formatit Big Brother VIP Albania 5.

Në nisje të spektaklit të 10 Janarit, ai deklaroi se nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojë në garë dhe se ka vendosur të largohet. Deklarata e tij në atë Prime ishte:

E kam thënë disa herë arsyen. Mendoj se nuk kam më arsye që të rri këtu. Atë arsye që kisha kur hyra nuk e kam më. Arsyeja ka qenë që thjesht të luaj, tani më ka ik dëshira e lojës. Jam në vendin e gabuar, kështu që vendosa të dal. U mundova të ambientohem, por është e pamundur. Është e gjitha me veten time, s’ka lidhje me askënd.

Që pas kësaj deklarate, ai zgjodhi të mos japë më intervista pas daljes, por në “Big Brother Radio” na zbuloi disa detaje më shumë. Stine shtoi si më poshtë:

Mendoj që kam bërë gjënë më të mirë sepse familja është mbi të gjitha. Për gocën dhe Gracian sigurisht.

Përveç mallit të padiskutueshëm, pse vendosi që ai të merrte përfundimisht këtë vendim?

Janë zgjedhjet e mia. Unë nuk është se e vendosa në moment, kam kohë që e mendoja atë gjë. Nuk doja të bëja lëvizje të gabuar. I mendoj mirë gjërat. Nuk mendoj se do ta them ndonjëherë arsyen. Do i qëndroj gjithmonë kësaj. Do respektojmë relatat. Nuk është ndonjë çudi që të lëmë në gjysëm gjërat sepse në fund të ditës ne jemi njerëz dhe kemi lindur të bëjmë edhe gabime. Nuk po them që bëra gabim, por mund ta quajmë edhe gabim nuk është problem. Nuk kam asgjë me asnjë. As me produksionin, as me kastin, thjesht ishte vendimi im dhe në fund të ditës duhet të respektoj veten.