Noizy ka ndarë statistikat e tij të Spotify Wrapped 2025 dhe rezultatet janë tejet të pëlqyeshme. Sipas shifrave të publikuara, reperi ka një bazë dëgjuesish jashtëzakonisht të gjerë, duke u dëgjuar më së shumti në pesë shtete të mëdha ndërkombëtare.
Në krye të listës qëndron Gjermania, një treg ku Noizy historikisht ka pasur sukses dhe një komunitet të madh shqiptarësh që e ndjekin prej vitesh. Por surpriza e madhe e këtij viti është padyshim India, e cila renditet në vendin e dytë, duke treguar se muzika e tij ka depërtuar përtej kufijve të Evropës.
Në vendin e tretë është Italia, një tjetër qendër e rëndësishme për karrierën e tij, ndërsa Turqia pozicionohet e katërta, duke konfirmuar ndikimin e reperit. Top 5 e mbyll Greqia, një treg ku Noizy është prej kohësh i konsoliduar.
Kjo renditje tregon qartë se Noizy është shndërruar në një artist me ndikim global, duke mbledhur dëgjues nga kultura e kontinente të ndryshme, një arritje e madhe kjo për një artist shqiptar.



