Soni Malaj ka publikuar projektin e saj më të ri, që vjen si bashkëpunim me Dara, një ndër artistët më të rinj të tregut. “E para e rralla” është projekti që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe që e sjell Dara për herë të parë në listë.

Ledio Dara, apo siç njihet me emrin e tij të artit si Dara, është ndër artistët më të rinj e të talentuar shqiptar. Ai ka lindur më 25 shkurt të vitit 1995. Me talentin jo vetëm në këndim, por po ashtu dhe si tekstshkrues i vetë këngëve të tij.

Debutimin në muzikë ai e ka bërë në vitin 2021, kur publikoi projektin “Te Baza”. Teksti i këngës u shkrua nga Dara. Më datë 16 Mars 2022, Kenna në bashkëpunim me Dara publikojnë videoklipin “Pse”, me tekst nga vetë ata.

Po në të njëjtën ditë e vit, ata lançojnë po ashtu “Maniak”. Bashkëpunimi i tij me Soni Malaj i publikuar më 3 maj 2024, “E Para, E Rralla”, e sjell Dara për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards.