Soni Malaj dhe Don Phenom kanë sjellë një bashkëpunim interesant me këngën e tyre të re “Mos gabo te une”. Kjo këngë që në ditët e para pas publikimit ka filluar të tërheqë vëmendje, si për tekstin dhe melodinë, ashtu edhe për paraqitjen vizuale.
“Mos gabo te une” është një këngë që flet për kufijtë në një marrëdhënie. Është si një paralajmërim për të mos e marrë dikë për të mirëqenë, për të mos e nënvlerësuar apo lënduar.
Teksti është i drejtpërdrejtë, emocional dhe me një mesazh të fortë. Soni Malaj e sjell këtë ndjenjë me zërin e saj të fuqishëm, ndërsa Don Phenom sjell energjinë e tij karakteristike me stilin që e dallon.
Ky bashkim mes Sonit dhe Don Phenom krijon një kontrast shumë interesant që nuk kalon pa u vënë re. “Mos gabo te une” është një nga ato këngë që të mbetet në mendje jo vetëm për tingullin, por edhe për mesazhin që përcjell.
Një gjë është e sigurtë, Soni Malaj dhe Don Phenom nuk kanë gabuar me këtë bashkëpunim. Kënga jo vetëm që ka hyrë në klasifikimin e javës të “The Top List”, por ka arritur që të pozicionohet menjëherë në vend të dytë.