Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë artisti i njohur Irkenc Hyka, gazetari Andi Vrapi, këngëtarja Nita Latifi dhe Silvi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij nga shtëpia e BBV. Ish-banori ka zbuluar në Top Albania Radio më shumë detaje jo vetëm nga eksperienca e tij gjatë qëndrimit brenda në ‘Big Brother’ por edhe nga karriera muzikore dhe projektet që mund të vijnë shumë shpejt.

Në lidhje me nominimin përballë Ledjonës ai u shpreh:

Silvi: Nuk do të doja në fakt të dilja në një nominim të fortë që në fillim, të dalësh me një banor që ka hyrë që ditën e parë dhe ka dalë edhe i preferuar. 

Elona: Pra të prishi punë nominimi i fortë dhe jo fortësia jote?

Silvi: Po, patjetër. 

Më tej ai shtoi se:

Gjithsesi unë jam shumë i lumtur sepse kur kam dalë jashtë nuk e prisja që do të kisha këtë lloj reagimi nga njerëzit. 

Sa i përket pëlqimit që Silvi shprehu për Erjolën brenda shtëpisë së BBV, Andi Vrapi e pyeti pse asnjëri nuk bëri asnjë hap?

Dashuritë më të bukura lindin në kohë lufte kanë thënë. Aty gjatë gjithë kohës ka qenë luftë që nga dita 1. Të paktën ajo ka pasur problemin e saj me atë pjesën e hallvës me Ilnisën, tani isha në një nominim me shoqen e saj të ngushtë që rrinte më shumë aty brenda dhe ishte midis dy zjarreve le të themi. Ne kemi shprehur një pëlqim dhe thamë do ta shohim. Unë nuk e dija që ishte pritur kaq shumë jashtë. 

Besoj do të ishte shumë herë me e besueshme nëse do të lindte me kohën. Ndoshta dy javët e para të mija aty brenda duhet që t’i kisha orientuar më tepër tek loja ime personale. 

Pse zgjodhe Erjolën dhe jo Vesën?

Zgjedhjen për sa kohë jemi në një reality show nuk është se e bën dot vetëm për shkak të lojës. Vesa ishte banore që mua më ka çuditur, aty brenda ishte zjarr sepse krijonte të gjitha situatat më të bukura. Nuk kisha fare këtë përshtypje. Për Vesën kam një ndjesi shumë të mirë por desha që t’i qëndroja koherent gjërave që kisha folur që në fillim. 

Gjatë intervistës Elona e pyeti nëse do të qëndronte edhe disa ditë më shumë a do të kishte arritur ai që ta bënte Erjolën për vete?

Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhte në të ardhmen, ndoshta edhe mund të ndryshonte loja komplet. 

Teksa po diskutonin në lidhje me banorët që mund të fitojnë edicionin e tretë të Big Brother VIP, Silvi u shpreh se shikon si pretendente Heidin. Ndërkohë që zbuloi gjithashtu se nëse pëlqimi dhe raporti me Erjolën nuk do të kishte vazhduar më tej banorja me të cilën mendon se mund të kishte shprehur pëlqim pasi e ka mbështetur edhe gjatë konfliktit që ka pasur me Gazin ka qenë Roza.

Personi tjetër aty brenda që besoj se mund të kishim pëlqim dhe afrimitet, personi që më ka qëndruar afër ka qenë Roza. Në momentin që ka ndodhur ai konflikti me Gazin, ishte e vetmja që më doli në krahë dhe kuptoheshim shumë mirë me njëri-tjetrin. Nëse nuk do të vazhdonte me Erjolën do të vazhdonte me Rozën.

Silvi gjithashtu tregoi se së shpejti do të sjellë edhe projekte të reja muzikore të cilat janë pothuajse gati dhe ka vendosur që për momentin të qëndrojë këtu në vendin tonë jo në Francë. Ndërkohë që Andi Vrapi e pyeti nëse mund të jetë një dedikim për Erjolën, do të na duhet të presim edhe pak për ta zbuluar se çfarë është duke përgatitur artisti.