Lumi B, një nga emrat më të spikatur të skenës muzikore shqiptare, ka paralajmëruar se albumi i tij i shumëpritur, “Plani A”, është në prag të publikimit.
Reperi ka publikuar foton zyrtare të projektit, një pamje që duket se pasqyron stilin dhe energjinë e muzikës që pritet të përmbajë albumi.
“Plani A” është projektuar si një album i mbushur me bashkëpunime të rëndësishme, duke përfshirë artistë si Egli, Getoar Selimi, Stresi dhe emra të tjerë surprizë.
Megjithatë, vetë reperi ka paralajmëruar se kënga e tij e preferuar nga albumi, një bashkëpunim me këngëtaren Erda, e publikuar para pak ditësh. Fansat tani presin momentin kur Lumi B do të ndajë me ta gjithë materialin e albumit.
