Gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit 2025 u zhvillua mbrëmë në Bazel të Zvicrës, ku disa nga garuesit më të njohur të këtij viti konkurruan për një vend në finalen e madhe. Vendet që garuan në gjysmëfinalen e parë ishin Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, Belgjika, Sllovenia, San Marino, Azerbajxhani, Qipro, Kroacia dhe Holanda.

Zvicrës i është garantuar një vend në Finalën e Madhe si fituese e vitit të kaluar, ashtu si Italia dhe Spanja, të dyja në mesin e vendeve të “Big Five”. Ngjarja u mbajt pasi pamjet e provave të konkursit u zbuluan në internet. Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet të enjten më 15 maj.

Credit: Alma Bengtsson/EBU

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” arritën të kualifikoheshin në finalen e madhe. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. Vendet që kaluan në finale janë Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, San Marino dhe Holanda.