Elgit Doda është një nga artistët më të talentuar, këngët e të cilit gjithnjë janë kthyer në hite muzikore. Duket se së fundmi, Elgiti është në kulmin e karrierës së tij, duke numëruar hite të njëpasnjëshme muzikore.

Së fundmi ai ka publikuar trilogjinë e tij aq të famshme e aq të suksesshme që duhet thënë që e ngritën edhe më shumë artistikisht atë. Elgiti rrëmbeu zemrat e fansave dhe këto tre këngë rezultojnë ende ndër më të preferuarat e publikut. Bëhet fjalë pikërisht për “Toxic Love”, “Ku je” dhe “Fatal Love”.

Megjithatë ndër vite Elgiti ka pasur një sërë këngësh që kanë hyrë në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare në Top Awards. Këtu mund të kujtojmë “Asaj”, apo “Larg”, një hit i padiskutueshëm ky. Ndërkohë që nga bashkëpunimet e tij më të suksesshme mund të përmendim “Parajsa ime” me Alban Skënderaj.

Madje ky projekt rezultoi aq i suksesshëm sa dyshja duhet të bashkoheshin sërish në “Parajsa ime 2, Billionare” që u publikua verën e kaluar dhe është ende si pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Përveç këtyre projekteve ku Elgitin e kemi parë si këngëtar, ai ka qenë dhe producent i shumë këngëve të disa prej artistëve më në zë. Duhet thënë që ky djalë është një talent i lindur në industrinë e muzikës.

Momentalisht Elgiti konkurron me pesë këngë në klasifikim. “Parajsa ime 2, Billionare” në vend të 23-të, “TL” në vend të 42-të, “Ku je” në vend të 47-të, “Piloti” në vend të 48-të dhe “FL” në vend të 57-të.