Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga të gjithë. Ai është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në industrinë muzikore shqiptare.

Pas daljes së tij nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka rrëfyer se do të vijojë me projekte të tjera muzikore dhe ashtu ndodhi. Deri tani të gjitha këngët e tij po korrin një sukses të jashtëzakonshëm.

Projektet e tij rezultojnë ndër më të pëlqyerat nga publiku. Sigurisht kjo reflektohet edhe në renditjen e Top Awards.

Luiz Ejlli pozicionohet me plot 4 këngë në Top 5 të klasifikimit të javës në “The Top List”. Ai ndodhet në vend të parë me “Përjetësisht”, në vend të tretë është “Dy shotsa” me Donald Veshajn, vendi i katërt shkon për “Me ty”, ndërsa remixi i kësaj të fundit pozicionohet në vend të pestë.