Dyshja e suksesshme, Dhurata Dora dhe Flori Mumajesi, kanë bashkuar fuqitë muajin e të dashuruarve, duke sjellë bashkëpunimin e tyre të parë.
Ndërkohë që “Trendafili” dhe “Mimoza” simbolizojnë më së miri festën e të dashuruarve, duket se në këtë shkurt ka mbizotëruar “Trendafili” i Dhurata Dorës dhe Florit.
Nën ritmet latine, kjo këngë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, i cili nuk ka ngurruar të bëjë sugjerimet në uebsajtin: topawards.top-channel.tv, duke e bërë këtë projekt muzikor menjëherë pjesë të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptar.
Falë mbështjetës së fansave të dy artistëve, “Trendafil” ka zënë menjëherë vendin e dytë në “The Top List” edhe pse është java e parë që ndodhet në listë.
Me muzikë dhe tekst të Florit, ky projekt muzikor e ka sjellë Dhuratën paksa ndryshe sa i përket zhanrit muzikor. Ndërkohë që jemi mësuar ta shohim thuajse gjithmonë tek “RnB”, në këtë projekt muzikor bukuroshja ka ardhur nën ritmet e muzikës latine ndërsa Flori ka eksperimentuar edhe më parë me këtë rrymë.
Përveçse me këtë bashkëpunim, si Dhurata ashtu edhe Flori janë në “The Top List” edhe me projekte të tjera muzikore.
“Kesh Kesh”, “Bubble” dhe “Simpatia” janë tre projektet e tjera të Dhuratës, të cilët renditen përkatësisht në vendin e 7-të, 17-të dhe 25-të. Ndërsa Flori ndodhet në listën zyrtare të “Top Awards” edhe me “Karma”, e cila renditet në vendin e 51-të.