Shkodra Elektronike duket se nuk e humb kurrë aftësinë për të surprizuar. Çdo projekt i tyre vjen si një kthesë e re artistike, si një rrëfim që zgjon kuriozitet dhe hap një univers tjetër tingujsh e imazhesh.
Pas koncertit audioviziv që mbajti pak muaj më parë në Minus 1 në Sheshin Skënderbej, dyshja Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji rikthehen me një projekt të ri muzikor, këtë herë me këngën dhe videoklipin “Stuhi”.
“Stuhi” është realizuar në bashkëpunim me muzikantin Redi Hasa, duke pasuruar gjuhën muzikore të Shkodra Elektronike.
Vetë artistët e përshkruajnë këtë projekt si një reflektim mbi kohët kur qetësia duket e rreme dhe tensioni qëndron pezull mbi realitetin. Si çdo projekt i Shkodra Elektronike, edhe këtë herë muzika shoqërohet me një dimension të fortë vizual.