Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohë bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.
Ajo u rikthye pas një kohe të gjatë me dy projekte, ”Bebe” dhe ”TKRKT”, pas të cilave publiku u ’çmend’. Më pas nuk munguan as bashkëpunimet me reperë të njohur.
Pas suksesit të madh me bashkëpunimin me Don Xhonin, pas një kohe shumë të shkurtër këngëtarja publikoj një tjetër bashkëpunim me reperin Buta dhe mesa duket se nuk mbaron me kaq. Së fundmi ajo ka sjellë një projekt solo që mban titullin ”Idiot”.
Duhet thënë se rikthimi i Erës në tregun muzikor i surprizoi fansat e saj dhe menjëherë projektet e lançuara nga këngëtarja arritën majat. Çuditërisht, kjo nuk ndodhi me ”Idiot”.
Si për habinë tonë, projekti i fundit i Erës nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme për të hyrë në klasifikimin e ”The Top List”. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë dhe me prurjet e reja që këngëtarja mund të sjellë së shpejti.