Sheila Haxhiraj rikthehet në “The Top List” pas një periudhe të gjatë. “Toxic” është kënga e saj e re që është një nga hyrjet më të reja të javës.

“Toxic” është një baladë R&B që shpreh pasojat e një dashurie të dëmshme dhe toksike. Një vëmendje të madhe merr dhe paraqitja e Sheilës, teksa shfaqet tejet provokuese.

Megjithatë, klipi i “Toxic” ndjek një linjë të ngjashme me një tjetër këngë shumë të famshme. Videoklipi i Sheilës duket se ka ngjashmëri të madhe me atë të reperit Kanye West në këngën “Fade”, të publikuar në vitin 2016.

Këngëtarja jonë bukuroshe shfaqet shumë sensuale duke kërcyer në një mënyrë tepër provokuese dhe e veshur shumë seksi. Nga ana tjetër po kështu është dhe balerina në videklipin e Kanye West. Vihet re se në të dyja rastet, veshjet janë pothuajse të njëjta, siç është dhe kërcimi, po ashtu dhe stili. Duket se Sheila mund të jetë frymëzuar nga videoklipi i këngës “Fade”.