“Një verë me këngë që do çmendin publikun”, ky ishte premtimi që Sharr Braina ka bërë në një intervistë të dhënë për “Top Awards” dhe artisti ka arritur ta mbajtë këtë premtim.
Vetëm pak ditë më parë, këngëtari më i ri i tregut muzikor shqiptar, ka ardhur me një prurje të re muzikore, e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut që në momentet e para të publikimit, falë muzikës tepër ritmike që kjo këngë sjell.
“Tijuana” quhet publikimi më i ri i Sharr, i cili është bërë këtë javë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, duke u renditur në vendin 79-të.
Ndërkohë që është futur në listë me “Tijuana”, kjo javë ka rezultuar fatale për “Bella”, e cila ka mbetur jashtë klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Ndërkohë që ka qëndruar në listë për 13 javë, “Bella” nuk ka mundur ta përballojë konkurrencën këtë javë, duke mbetur jashtë “The Top List” por nëse kjo këngë do të rikthehet sërish, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.
Bëhuni gati pasi vera nuk ka përfunduar kështu që edhe Sharr ka akoma për të sjellë këtë verë, përfshi edhe një bashkëpunim.