Duket se Semi Jaupaj vërtet që nuk ka të ndalur! Kohët e fundit artistja ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të reja.

E madje jo vetëm me këngë të reja, bashkëpunime apo solo, por Semi ka qenë gjithashtu e impenjuar edhe me koncerte. Kujtojmë këtu që këngëtarja ishte pjesë e artistëve që performuan në koncertin e Rita Orës në Tiranë.

Tashmë, pas sukseseve të saj të shumta, Semi po përgatit atë të radhës. Këngëtarja është duke publikuar këngën e saj më të re, që duket se do të vijë shumë shpejt.

Në disa foto të postuara në llogarinë e saj në Instagram, Semi na ka zbuluar dhe pak nga teksti i projektit të saj.

S’më ke hupe zemër. Ti mua kurrë nuk më ke pas…

Dhe ne mezi po presim të mësojmë më shumë.