Semi Jaupaj të gjithë e njohim për këngët dhe zërin e saj unik. Së fundmi ajo ka publikuar “Mos u kthe”, këngë që shënoi dhe hyrjen e saj në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt e ka pozicionuar atë në vend të 19-të.
Teksti i këngës është i thellë dhe i dedikohet një dashurie të humbur dhe një tradhtie. Shumë ndjekës në rrjet kanë aluduar se kënga është një dedikim për historinë e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”.
Në moshën 10-vjeçare e dashuruar pas muzikës, Semi shënon pjesëmarrjen e parë në një kompeticion zyrtar të muzikës,“Festivalit Kombëtar të Fëmijeve” Shkodër. Në moshën 13-vjeçare në po të njëjtin festival ajo shpallet si këngëtarja më e mirë. Më pas kjo ambicie për muzikën konkretizohet në Liceun Artistik “Jordan Misja” ku Semi Jaupaj nisi dhe përfundoi studimet për Kanto.
Debutimi i saj në muzikën moderne ishte në Maj 2010, ku Semi Jaupaj merr pjesë në Top Fest 7 me këngën “Afër Meje”. Disa muaj më pas ajo merr pjesë në talent show “Star Akademi”, garë në të cilën fitoi vendin e dytë si këngëtare. Në Nëntor 2010, Semi merr pjesë në Kënga Magjike me këngën “Energji Pozitive”, këngë nga Bojken Lako e që u kualifikua në gjysmë finale.
Në Dhjetor 2010, Albi Xhepa & Sam Jaupaj marrin pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën “Dritë”, duet që u vlerësua si kënga më e mirë e kategorisë së të rinjve duke dalë në finale. Semi formoi një grup në përbërje të së cilës dominojnë vajza. 4 vajza dhe një djalë formojnë grupin “Grifshat”. Me Grifshat Semi mori pjesë në “Kënga Magjike” ku doli deri në gjysmë finale me këngën “Jashtë lëkure nuk do dal”.
Një tjetër pjesëmarrje ka qenë ajo e festivalit të RTSH ku këndoi këngën “Të zakonshëm”, duet me Bojken Lakon. Grupi me të cilën performoi quhej “BOJKEN LAKO & BREZA”. Në vitin 2012, Semi me grupin e saj “Grifshat” ka shënuar pjesëmarrjen e dytë në “Top Fest 9” me këngën “Pafundsi”. Kënga u kualifikua deri në gjysmë finale. Në Nëntor 2013, Semi Jaupaj merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën “Vetëm”. Në vitin 2014, Semi Jaupaj ishte finaliste në The Voice Of Albania 4. Më datë 7 Korrik 2014, Vin Veli publikon “Without You”, në bashkëpunim me Semi Jaupaj.
Në Shtator 2015, Semi merr pjesë në Kënga Magjike duke u rikthyer për herë të pestë. “Veç lotët”, një krijim i Eriona Rushiti, flet për një dashuri të humbur, që nuk i ka mbetur asgjë “veç lotët”. Më datë 31 Maj 2019, Bulza publikojnë videoklipin “Colours”, në bashkëpunim me Semin. Në Maj 2021, ajo merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën “Jetike”. Më datë 15 Shkurt 2022, Semi Jaupaj publikon videoklipin “Mos U Kthe”.