Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Elgit Doda ka gati një surprizë për adhuruesit e muzikës së tij. Elgiti është duke punuar për të sjellë albumin e tij të parë. Ka qenë vetë këngëtari i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram këtë lajm.

Teksa po punon për albumin e tij të parë, Elgiti ka pasur një pyetje për ndjekësit, të cilën e ka publikuar në Instastory, ku të gjithë janë përgjigjur se cilin artist do të donin të ishte në albumine Elgitit. Mes artistëve të njohur që Elgiti ka tashmë bashkëpunime muzikore, si Noizy, Dafina Zeqiri, disa artistë të tjerë që mund të kenë një bashkëpunim me Elgitin në këtë album janë: Elai, Alban Skënderaj, Yll Limani, Elvana Gjata dhe e veçanta mund të jetë partnerja e tij, Klea Huta. Gjithashtu Elgiti ka treguar se do të jenë pjesë e albumit edhe artistë të rinj.