Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të preferuara të publikut. Artistja shpesh ndan me fansat e saj momente nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset që arrijnë projektet e saj.

Tashmë kanë kaluar disa muaj që kur Dhurata ka postuar projektin e fundit muzikor e mesa duket ka ardhur koha që këngëtarja të rikthehet me një projekt të ri. Këtë na e ka treguar vetë Dhurata me postimin e fundit në Instastory, ku na ka treguar se po xhiron një këngë të re, e cila mesa duket do të publikohet së shpejti.

Diçka është e sigurtë, do të jetë një hit siç vetëm ajo di të sjellë. Publiku mezi po e pret të zbulojë më shumë, e deri atëherë jemi gjithë sy e veshë.