Sardi Strugaj njihet për zërin e tij të mrekullueshëm dhe shumë unik. Ndër vite ai ka publikuar shumë projekte të arrira dhe ka marrë përherë dashurinë e audiencës.
Teksa kishim disa muaj pa dëgjuar një projekt të ri prej tij, artisti ka ardhur sërish në vëmendjen tonë. Dhe në një anë të tijën që nuk e kemi parë më parë…
I ftuari special në spektaklin e mbrëmshëm në “Portokalli” ka qenë pikërisht Sardi Strugaj. Artisti ka dhuruar super performanca me dy prej këngëve të tij më të pëlqyera, “Sytë” dhe “A ia thashë”.
Sardi po ashtu ka qenë pjesë edhe e një skene humoristike me Romir Zalla dhe Cubi Metkaj. Artisti ka argëtuar publikun jo vetëm me këngët e tij, por edhe me humor.