Sardi Strugaj nuk ka të ndalur me perlat e tij. Të gjithë ne i njohim tashmë këngët e tij që e kanë bërë atë të famshëm dhe ne na kanë rrëmbyer zemrat.

Që nga “Sytë”, “Te molla”, “Shpëtimtar” e deri tek “A ja thash”, Sardi patjetër që ka sjellë një frymë ndryshe dhe shumë unike. Duke u larguar pak nga këngët komerciale, duket se kemi gjetur shpëtim tek projektet e artistit.

Dy muaj më parë Sardi publikoi projektin e tij më të fundit të titulluar “A ja thash”, që sigurisht mori reagimet më pozitive nga të gjithë dëgjuesit. E duket se tashmë kishte ardhur koha që këngëtari të na dhuronte një tjetër projekt, nga ato perlat e tij.

Thënë kjo, Sardi ka lançuar “Falje vetes” vetëm pak ditë më parë dhe ka marrë votat e duhura për të hyrë në klasifikimin e “The Top List” këtë javë. Një tjetër këngë po aq lozonjare dhe harmonike sa projektet e tjera të tij. “Falje vetes” e ka pozicionuar Sardin në vend të 74-të të listës për këtë javë.