Ai njihet për zërin e tij unik dhe tekstet që të depërtojnë thellë në shpirt. Po flasim pikërisht për Sardi Strugaj, i cili ka publikuar këngën e tij më të re.

Projekti i tij i fundit mban titullin “E pashpirt” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ashtu si në çdo krijim të tijin, edhe kjo këngë sjell me vete një valë të re të shijes muzikore të Sardit.

Sardi, i cili njihet për zërin e tij të mrekullueshëm, ka zgjedhur të eksplorojë tema më të thella emocionale në këtë këngë. Megjithatë, ai i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor, gjë që e bën atë mjaft unik në tregun muzikor shqiptar.

Teksti i “E pashpirt” përcjell një mesazh të fuqishëm dhe është një dritare në shpirtin e artistit, siç është trajtuar edhe në krijimet e tij të mëparshme. Së bashku me një melodi që të ngulitet në mendje “E pashpirt” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe është pak por e sigurtë që do të na ndjekë gjatë gjithë verës.