Samanta Karavella bëri një periudhë pauze lidhur me karrierën e saj në muzikë që pas shpërnguljes në SHBA. Por duket se tashmë artistja po e kompenson të gjithë kohën e humbur dhe është rikthyer më fuqishëm se kurrë.

Pas disa projektesh mjaft të suksesshme solo dhe në bashkëpunim, Samanta ka sjellë këngën e saj më të re që mban titullin “Kush je”. Projekti i ri nga Samanta është pëlqyer dhe mbështetur që në momentet e para të publikimit duke marrë shumë komente pozitive.

”Kush je” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”, duke e pozicionuar Samantën në vend të 57-të të listës. Këto kohë duket se do çmallemi mjaftueshëm me këngëtaren.

Kjo është një periudhë me mjaft rendiment për të. Prodhim këngësh dhe realizime të reja si dhe performanca të këndshme e impenjim total.