E teksa po lançon albumin e saj, Samanta Karavella nuk ka të ndalur me projektet që po i publikon njëra pas tjetrës. Pak muaj më parë publikoi “Jeta ime” e kënga e rradhës ka ardhur tashmë. “Vaj” është projekti më i ri që Samanta ka publikuar dhe që është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”.
Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi pritet të sjellë dy bashkëpunime të tjera. Pasi para pak kohësh na tregoi se po punon në të njëjtën studio muzikore me këngëtarin Ardit Çuni, ajo zbuloi se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re dhe sipas disa burimeve është zbuluar se është një bashkëpunim me reperin Elinel.
“Vaj” e ka pozicionuar Samantën në vend të 10-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë vaj. Duket se baladat e tilla kaq të ndjera i shkojnë më së miri këngëtares dhe janë fiks ato që do publiku të shohë nga ajo.