Ja që dhe këtë e pamë, Don Phenom vjen më romantik dhe emocional se kurrë në këngën e re. Para pak ditësh Don Phenom ka publikuar “Rrugës i Trishtuar” një rikrijim i këngës së Eli Farës “Sonata” por në mënyrën më të veçantë artistike.

Kënga “Rrugës i Trishtuar” është një projekt që sjell një anë më të ndjeshme dhe më të brendshme të Don Phenom–it. Ai fton dëgjuesin të udhëtojë me një personazh që ndjehet i vetmuar në rrugën e jetës, i humbur pas një dashurie që ka mbaruar dhe i cili përpiqet të gjejë veten në kaosin e emocioneve.

Vetë Don Phenom e ka përmendur që kjo këngë është një sfidë për të, pasi ndryshe nga këngët “super provokuese dhe të egra” që ai njihet.

Kur dëgjon tekstin kupton se në rreshta mund të jetë dhe diçka personale, kur u pyet në lidhje me frymëzimin për këtë këngë Don Phenom u shpreh:

Të them të drejtën kur mendon se nga ka ardhur inspirimi për këngën është pak qesharake sepse tani edhe mosha bën të vetën. Në fëmijërinë time ka qenë një film turk shumë i famshëm “Shamikuqja”. Jam inspiruar nga ai film e kam parë tani vonë dhe doja ta zbukuroja pak me disa gjëra moderne, jo personale. Doja të sillja një element tjetër sepse zakonisht ose më njohin për këto këngët super provokuese ose për këngët që janë super të egra prandaj doja edhe të sillja një variant pak më delikat dhe më me tekst. Po ta analizosh është hip-hop në fund të fundit.