Një nga artistet më të guximshme të skenës muzikore shqiptare, rikthen sërish vëmendjen tek vetja. Po flasim për Ronela Hajati dhe projektin e saj më të ri që i bashkohet listës, “UNeDU”.
“UNeDU” sjell një frymë të re dhe energji, duke kombinuar elementë të ironisë dhe anës teatrale me një stil shumë modern. Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vetë, Ronela Hajati, ku dallohet qartë prekja e saj artistike.
Në klip ka një rol surprizë aktorja e njohur shqiptare Rita Lati, gjë që i jep një dimension teatral dhe intrigues projektit. Aktorja shumë e dashur shfaqet si protagoniste, duke sjellë një përzierje të hijshme të artit skenik dhe muzikës bashkëkohore.
Ky detaj i papritur është një dëshmi tjetër e shijes së Ronelës për të thyer kufijtë tradicionalë të videoklipeve muzikore. Këngëtarja vazhdon të ndërtojë një identitet artistik që sfidon pritshmëritë, ndërsa çdo projekt i saji shndërrohet në një shfaqje më vete. “UNeDU” vjen si dëshmi e këtij identiteti të konsoliduar dhe përforcon rolin e saj si një nga artistet më të papërsëritshme në skenën shqiptare.