Një skandal ka pushtuar botën për momentin rreth reperit të famshëm, P-Diddy, i cili u arrestua, pasi akuzohet për vrasje, marrëdhënie seksuale me të mitur e trafikim i qenieve njerëzore. Diddy ka promovuar shumë artistë me famë botërore në tregun muzikor e akuzat e fundit janë se Diddy në festat e organizuara në shtëpinë e tij, drogonte të ftuarit, të cilët ishin artistë me famë botërore dhe këta viktima femra dhe meshkuj abuzoheshin seksualisht e më pas këtë e përdorte si shantazh për t’i kontrolluar ata. Ndër personazhet publikë që thuhet se kanë rënë pre e këtij abuzimi seksual janë Justin Bieber, Rihanna etj.

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka bërë së fundmi një postim në Instastory, ku tregon një foto të saj me një të qeshur ironike dhe shprehet duke nënkuptuar se një gjë e ngjashme me çështjen e P.Diddy ndodh edhe në Shqipëri, madje ajo di jo një, por disa persona të cilët janë të ngjashëm me Diddyn.

Ky është një veprim shumë i guximshëm nga ana e Ronelës e tashmë na mbetet vetëm të presim nëse këngëtarja do të zbulojë më shumë dhe të tregojë ndoshta një realitet ndryshe nga ajo çfarë ne dimë se është.

I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’