Ajo ka paralajmëruar projektet e reja muzikore por fansat e Ronela Hajatit momentalisht po shijojnë këngën më të fundit të këngëtares së tyre të preferuar, “Mos ik”.
Prej 10 javësh, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u renditur mjaft mirë në listën, e cila përbëhet prej 50 këngësh.
Falë votave të publikut, kjo javë ka rezultuar mjaft e suksesshme për artisten, duke u ngjitur me 14 pozicione.
E renditur në vendin e 22-të, Ronela duket se ka goditur në shenjë me këtë projekt muzikor, pasi edhe pse kanë kaluar 2 muaj që nga data e publikimit, “Mos ik” ende vazhdon të dëgjohet nga fansat e këngëtares.
Përmes disa postimeve të bëra në rrjetet sociale, Ronela ka treguar se ka nisur xhirimin e klipit të saj më të ri, për të cilin nuk ka dhënë një datë të saktë publikimi.