Viti 2022 mund të themi se ka qenë viti i Ronela Hajatit. Pasi triumfoi në Festivalin e Këngës, ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion ku spikati për stilin e saj unik dhe performancën e fuqishme.
Ndërkohë ajo solli dhe një sërë projektesh të reja, si dhe mori pjesë në shumë koncerte, brenda dhe jashtë vendit. Dhe pas gjithë kësaj eksperience, kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.
E duket se artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar me anë të një Instastory të postuar vetëm pak më parë. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet në një palestër kërcimi së bashku me disa balerina të cilat i ka etiketuar dhe krahas ka shkruar: “Gjëra të reja po vijnë”.
Mesa duket, artistja jo vetëm që do të publikojë një projekt të ri muzikor, por do të na rikthejë dhe Ronelën me të cilën jemi mësuar në videoklipe, plot energji dhe kërcimet që nuk mund të mungojnë. Edhe pse duket se është në fillim të përgatitjeve dhe ne jemi gjithë sy e veshë për të zbuluar të tjera detaje!