Robb Daddy është një artist i ri i tregut muzikor shqiptar, por mjaft i talentuar. Së fundmi ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Ndjenjë për ty”, që këtë javë ka hyrë në listën e 100 këngëve më të mira shqiptare të “The Top List”, në Top Awards. I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” në Top Albania Radio, Robb Daddy na ka folur më shumë për këtë projekt, por jo vetëm.

Si fillim si lindi ky emër arti Robb Daddy?

Emri lindi sponatnisht kur isha 14 vjeç. Shokët e mi të ngushtë më thonin ‘what’s up daddy’. Dhe aty thashë mos më thërrisni më ‘what’s up daddy’, por më thoni Robb Daddy. 15 vjeç kam filluar të merrem me muzikë. Ia kam përkushtuar gjithë jetën muzikës.

Si erdhi projekti yt i ri “Ndjenjë për ty” dhe si lindin zakonisht projektet e tua?

Ka ardhur spontanisht. Kjo mënyrë ia vlen, por varet si e ke energjinë dhe ‘vibe’-in që do të transmetosh tek publiku. Këngët nuk më lindin brenda ditës. Ndodh kur shkruaj 10 rreshta sot, nesër 4, pasnesër e përfundoj të gjithin. Ndonjëherë nuk është energjia apo fokusi që ta përfundoj të gjithin përnjëherë. Unë nuk jam artisti që kam dëshirë të transmetoj anën negative tek projektet e mia.

Ka ndonjë artist të huaj nga i cili frymëzohesh?

Unë nuk frymëzohem tek ndonjë, por kam disa artistë të preferuar. Kur isha i vogël isha fans i Michael Jackson. Por kur kam dëgjuar “In da club” të 50 Cent, mendova që unë do bëj këtë lloj muzike. Artsti im i prefuar që e konsideroj si Michael Jackson i ri është Chris Brown.

Kemi ndonjë projekt të ri së shpejti nga ti?

Së fundmi km qenë duke përgatitur hitin e 14 shkurtit. Kjo këngë ka lidhje me dashurinë. Është një ndër këngët e mia të preferuara. E di që do u pëlqejë të gjithëve.