Jonisa Lakon e kemi hasur më së shumti në projektet e saj në bashkëpunim me Arnon apo Killua. Para pak muajsh në fund të verës së kaluar, Jonisa së bashku me Arnon publikuan “I got you”.

Një projekt ky shumë i suksesshëm dhe i pëlqyer nga publiku. Duket se dhe fansat e pëlqejnë shumë këtë dyshe dhe jo më kot, ata kombinohen kaq mirë me njëri-tjetrin.

Këtë javë Jonisa ka sjellë një projekt solo. “Ego” titullohet kënga e saj më e fundit që ka hyrë së fundmi në klasifikimin e “The Top List”.

“Ego” është kënga e parë me të cilën Jonisa ka ardhur vetëm në Top Awards. Duke e dëgjuar këtë projekt mund të themi se kjo zgjedhje ishte ndër më të mirat dhe gjithë sytë e veshët janë vetëm tek ajo.

Ne jemi të sigurtë që Jonisa do të vazhdojë të korrë suksese shumë të mëdha dhe shumë gjëra të mëdha e presin artisten me zërin e saj mbresëlënës. “Ego” renditet këtë javë në vend të 74-të në klasifikim.