Na kishte munguar! Mirud rikthehet sërish në klasifikimin e “The Top List”, e këtë herë për të mos u larguar më!

Artisti kthehet në listë pas gati 7 vitesh mungesë plot energji dhe risi. Mirud sjell projektin e tij më të ri në klasifikim që mban titullin “Back & Forth”.

Mirud ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, por tani po vjen më fuqishëm se kurrë! Artisti me projektin e tij të ri, na tregon edhe njëherë se muzika e vërtetë vlerësohet më së miri.

Me një frymë shumë të veçantë dhe ndërkombëtare, “Back & Forth” premton shumë si projekt. Mirud na vërtetoi sërish se sa artist i suksesshëm dhe shumëdimensional që është!