Kishte kaluar një periudhë goxha e gjatë që kur Olimpia Smajlaj ishte pjesë e “The Top List” me një projekt muzikor. Dhe koha e duhur erdhi tashmë, pasi artistja ka sjellë projektin e saj më të ri titulluar “SMR”, një shkurtim për tri fjalët: Sex, Money, Rock ‘n Roll.

Kënga e saj sjell një natyrë më ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim rëndomë në tregun shqiptar. Këtë gjë di ta bëjë më së miri Olimpia me frymën që ajo sjell dhe me atmosferën tejet të veçantë dhe të freskët.

‘Qetësia para stuhisë’ duket se e përshkruan më së miri këtë rikthim të Olimpias. “SMR”, pra Sex, Money & Rock ‘n Roll, janë tematikat për të cilat flitet dhe plotësojnë krijimin e kësaj kënge. E ku mund të kishte më rebele se kaq, që duhet thënë se i përshtatet më së miri stilit unik dhe ‘wild’ të artistes.

Olimpia është rikthyer më fuqishëm se kurrë dheshpresojmë se tashmë do të kemi edhe më shumë projekte nga ajo. “SMR” renditet në vend të 43-të të “The Top List” për këtë javë.