Riki vjen në klasifikimin e kësaj jave me projektin e tij më të ri muzikor. Kënga mban titullin “Pytjen e kom” dhe trajton tematikën e të vërtetave që shpesh zgjedhim t’i injorojmë.
“Pytjen e kom”, sjell një kombinim interesant të ritmit modern me një tekst që prek tema personale dhe emocionale. Që në dëgjimin e parë, “Pytjen e kom” krijon një atmosferë reflektuese.
Riki duket se ka zgjedhur të ndajë një pjesë më intime të vetes, duke trajtuar dilema dhe ndjenja që shumë i përjetojnë. Për të dhënë një ide më të qartë rreth konceptit të kësaj prurjeje, vetë artisti e ka përshkruar atë me këto fjalë: “Kjo këngë flet për disa pyetje që zakonisht nuk gjejnë përgjigje, ose ndoshta përgjigjet janë aty, por për ne është më e lehtë të bëjmë sikur nuk i shohim.”
“Pytjen e kom” nuk vjen si një publikim i vetëm dhe i shkëputur. Kjo këngë është vazhdimësi e një cikli projektesh që janë pjesë e albumit të tij të ri.