Yll Limani është një prej këngëtarëve tanë që ka ditur më së miri si të rrëmbejë zemrat e njerëzve dhe t’i pushtojë me këngët e tij. Padyshim që çdo këngë e Yllit është hit dhe lidh njerëzit kaq shumë emocionalisht.

Yll Limani ka publikuar projektin e tij më të ri javën që lamë pas. “Ulu” mban titullin kënga e tij më e re që u bë menjëherë pjesë e “The Top List”.

Madje votat e publikut arritën ta poziciononin menjëherë në vend të parë. Duket se java para festës së Shën Valentinit i ka bërë dëgjuesit mjaft romantikë dhe kjo këngë e Yllit ishte mëse e duhura për këtë periudhë.

Si zakonisht Ylli ka goditur sërish në shenjë me projektet e tij. Por jo vetëm kaq. Artisti ka thyer një rekord në klasifikimin e “The Top List” këtë javë.

Përveç se ka arritur të rrëmbejë kreun duke lënë të gjithë artistët e tjerë pas, Ylli ka gjithashtu në listë këngët e vetme që i kanë rezistuar më shumë kohës. “Qaj” dhe “Lshoja zanin” janë pjesë e “The Top List” prej 61 javësh tashmë.