E shndërruar në një prej personazheve më të përfolura momentalisht, Loredana vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit, duke u vlerësuar me cmime të shumta. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, Loredana është komentuar për shumë ngjarje në jetën e saj profesionale dhe atë personale. Madje në një postim të bërë në rrjetin e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se ka qënë një vit i vështirë, duke përmendur përfshirjen në skandalin e mashtrimit, humbjen e babait të saj, ndarjen nga Mozzik por nga ana tjetër ajo ka falenderuar Zotin për ngjarjet e bukura si ardhja në jetë e vajzës së saj apo suksesi në muzikë.

“Genick” që në shqip përkthehet “Qafa” është një nga projektet e Loredanës që këtë javë është dëgjuar dhe votuar pafund nga fansat. Edhe pse titulli nuk thotë shumë, teksti i kësaj këngë në fakt duket se është më i thellë dhe flet për një histori të humbur dashurie, shumë e ngjashme me atë të Mozzik dhe Loredana.

Nuk mund të themi që është një dedikim për Mozzik por ndër rreshtat e këngës thuhet:

Ku ishe mbrëmë/Përsëri pa mua/ Ti me premtove se kurrë nuk do largoheshe nga unë/ Asgjë nuk zgjat përgjithmonë/ Dhimbja kalon

Përpos faktin në është një dedikim apo jo, fansat e Loredanës kanë bërë të pamundurën që përmes votave të tyre, ta ngjisin artisten e tyre të preferuar me 41 pozicione, duke e klasifikikuar si këngën që është ngjitur më tepër në “The Top List” për këtë javë.

Lori gjendet në klasifikim edhe me dy projekte të tjera dhe bëhet fjalë për “Labyrinth” dhe “Eiskalt”, të cilat renditen përkatësisht në vendin e 79-të dhe 51-të.