Nuk mund të rrimë pa e thënë që Top Awards ka ndezur dukshëm garën mes këngëtarëve të skenës shqiptare. Kjo vihet re në prurjet e tyre muzikore, të cilat javët e fundit kanë qenë të pakontrollueshme.

Shumë artistë vijnë me publikime të reja dhe me bashkëpunime me emra të njohur, duke lëvizur çdo gur, për t’u bërë pjesë e majave të top listave muzikore. Këto ndryshime reflektohen menjëherë në Top Listën tonë zyrtare, duke e bërë renditjen fleksibël nga java në javë. Prurjet e reja të solistëve e grupeve kanë bërë që të dalin nga klasifikimi shumë hite të suksesshme, si “SRMN” e Ledrit, “Ta fali jetën e 2Ton, apo “Mos u nal” e NRG Band ft. DJ Aldo. Nga javë në javë priten surpriza të reja. Kush do jetë goditja e rradhës? A do publikojë më Noizy të premteve? Po Brutrint Imeri dhe Eleni Foureira? Këtë mbetet ta shohim, por me siguri nuk do vonojnë!