Ilira, një artiste që po korr një famë ndërkombëtare, tashmë vjen edhe më pranë publikut shqiptar. Artistja sjell “Deer in headlights”, me të cilën debuton këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Me “Deer in Headlights”, ILIRA trajton temën e lidhjes traumatike dhe paralizës emocionale që e pengon dikë të shpëtojë nga një marrëdhënie toksike, pavarësisht dhimbjes që ajo shkakton. Kënga ilustron këtë paaftësi për t’u shpëtuar, si një dre i ngrirë në dritat e një makine, i bllokuar në një moment ku shoku paralizon çdo reagim. Projekti përqafon kontrastin midis cenueshmërisë dhe forcës së brendshme
Zëri i saj, si intensiv ashtu edhe i brishtë, e çon dëgjuesin në zemër të një rrëfimi intim dhe universal. Është një vepër thellësisht njerëzore, e cila kombinon autenticitetin dhe intensitetin, duke na kujtuar se si muzika e ILIRA-s nuk është bërë për të kënaqur trendet, por për të prekur zemrën.
Kënga përshkruan momentin paralizues pak para se një marrëdhënie të shpërbëhet plotësisht. ILIRA këndon për realitetin e dhimbshëm të të dashuruarit dikë që nuk të mbron dhe të pamundësisë për t’u çliruar nga një lidhje që të ka shkatërruar prej kohësh nga brenda.
Kënga është një homazh për babain e saj, i cili ndërroi jetë vetëm një muaj më parë.ILIRA tha për këngën:
“Ky është publikimi më i vështirë për mua. Kjo ishte kënga ime e preferuar e babait tim, ai e dëgjonte vazhdimisht demon, babai im ishte mbështetësi im më i madh, në kohë të mira dhe të këqija gjatë gjithë karrierës sime. Ia dedikoj këtë këngë babait dhe heroit tim më të dashur, e dëgjoftë përsëri këngën, kudo që të jetë. Të dua baba.”