Juela Nikolli ka qenë së fundmi e ftuar në “E diell” në Top Channel për të folur mbi periudhën pas daljes nga “Big Brother VIP”, projektet muzikore, por dhe disa detaje nga jeta private…
Si po shkon kjo periudhë për ty?
Po jetoj një periudhë shumë të ngarkuar, pothuajse çdo ditë jam në studio. Mundohem që ditët e mia t’i kaloj e angazhuar, me ide kreative. Mundohem që energjitë e mia t’i impenjoj sa më shumë tek pjesa ime e muzikës.
Do të kemi ndonjë projekt të ri së shpejti?
Po, do të kemi. Shumë shpejt do vij me bashkëpunime, akoma nuk mund të zbuloj emra, është një djalë…
Këngët e bukura dalin ose kur vuan nga dashuria, ose kur je në fazën më të mirë të saj, ti ku je?
Po jetoj një moment të jetës shumë të lumtur, edhe personalisht, edhe profesionalisht. Nuk ka të bëjë detyrimisht me zemrën…