Artistët tanë shqiptarë duket se kanë qenë mjaft të zënë duke publikuar projekte të reja. Thënë kjo, plot 14 këngë i bashkohen listës së kësaj jave, duke shënuar kështu javën me më shumë hyrje të reja deri tani.

“Për vete” sjell një bashkëpunim të fuqishëm mes Ghetto Geasy dhe Ya Nina. “Sonte” është një bashkëpunim energjik mes Majk dhe Capital T, që përshkruan emocionet dhe ndjenjat e një nate të veçantë. Me një ritëm tërheqës dhe tekst që flet për dashurinë dhe momentet e paharrueshme, kënga është ideale për atmosferat festive dhe netët e gjata verore.

“Ojro” është një bashkëpunim dinamik që sjell së bashku DJ PM, DJ Dagz, MC Kresha dhe Lyrical Son. “Shoqe”, një duet mes Noizy dhe Kidës sjell një këngë ritmike që flet për një lidhje të fortë shpirtërore, ku është e pamundur të qëndrojnë vetëm miq.

“Ujë” është një këngë plot ritëm nga Redon Berani që është e qartë se do të krhehet në një hit të verës. “Ma vonë”, një bashkëpunim mes Elinel, Era Istrefi dhe Ergenr sjell plot ritëm dhe energji. “E saj” është një këngë me ndikime reggae dhe pop nga Young Zerka, që flet për dashurinë dhe përkushtimin.

Me një ritëm të qetë dhe tekst që shpreh ndjenja të thella, kënga është një reflektim mbi lidhjet e forta emocionale dhe përkushtimin ndaj partnerëve. “Kryevepër” është një këngë që lavdëron bukurinë dhe unikalitetin e një personi të dashur. Me një melodi të ëmbël dhe tekst që përshkruan ndjenjat e adhurimit, Klajdi Musabelliu sjell një këngë që është një himn për dashurinë dhe vlerësimin e partneres.

“Rrena”, bashkëpunimi mes Anxhela Peristeri, Besa dhe Marin sjell një këngë që trajton temat e tradhtisë dhe gënjeshtrës në marrëdhënie. “Jetë” nga Egli Tako, i këndon ndjenjave të thella dhe dhimbjes. “A je mirë” nga La Fazani trajton temat e shqetësimit dhe kujdesit për të tjerët.

Me një tekst që pyet për mirëqenien e një personi të dashur, “A je mirë?” është një këngë që shpreh empati dhe dëshirën për të ndihmuar ata që janë në vështirësi. “Prita” është një këngë që flet për pritjen dhe shpresën në dashuri. Me një interpretim të ndjeshëm dhe tekst që pasqyron ndjenjat e pritjes së një personi të dashur, Sonia Vokopola sjell një këngë që është një himn për durimin dhe besimin në dashuri.

Micci rikthehet fuqishëm dhe provokues me “Dajo”. Andos vjen plot emocion dhe ndjenja në këngën e re, me poezi nga Dritëro Agollit, që prek thellë në brendësi, por dhe me një frymë moderne.