Era Istrefi nuk po ndalet me projektet e reja muzikore. Pas suksesit me “Mona Lisa”, të publikuar vetëm pak javë më parë është momenti për një tjetër këngë të re.

Kënga e saj më e fundit titullohet “Më humbe” dhe vjen pas ndarjes nga futbollisti Amir Rrahmani. Ata kanë qenë së bashku për një kohë të shkurtër dhe lidhjen e zyrtarizuan edhe në rrjete sociale. 

Megjithatë, ky nuk është i vetmi projekt kaq personal në dukje. Edhe në “Mona Lisa”, Era duket se gjithashtu i ka kushtuar disa vargje ndarjes.

Rastësi apo vërtet dedikim? Ajo që një pjesë e mirë e publikut mendon është se “Më humbe” duket sikur vërtet përcjell një mesazh… Ky projekt ka hyrë gjithashtu në klasifikimin e “The Top List” këtë javë dhe e ka renditur Erën në vend të 20-të aktualisht.