E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artistja Anxhela Peristeri. Ajo njihet gjerësisht për karrierën e saj mjaft të suksesshme në industrinë muzikore shqiptare, ku së fundmi ka sjellë një bashkëpunim me këngëtarin Vedat Ademi titulluar “1960”. Si erdhi realizimi i këtij projekti?
Faktikisht, ka qenë një ide e imja. Edhe klipin, edhe titulli i këngës. E ktheva në këtë vit, sespe dashuritë në ato vite kanë qenë pak më të vërteta dhe kjo këngë ishte një këngë e vërtetë dashurie. Kështu që doja që edhe njerëzit ta përjetonin tamam me emocion. Duke shkuar në vitet ’60, përveç përjetimit të ndjenjave, mua më pëlqen pamja që kanë pasur atëherë njerëzit. Do doja shumë të jetoja në vitet ’60. Edhe doja që të jetoja një histori dashurie në vitet ’60.
Komentet kanë qenë mjaft të ngrohta për këtë projekt. A i ka arritur pritshmëritë që mendonte se kjo këngë do të kishte?
Kjo është një këngë që unë e kam dashur shumë dhe kam qenë shumë e kujdesshme se me kë do ta këndoja. Ishte një periudhë shumë e gjatë përzgjedhjeje derisa erdhëm tek Vedati, sepse faktikisht ne na mungojnë këto këngëtarët romantikë, pasi jemi mbushur me komercialitet kohët e fundit. Kështu që menduam se Vedati i shkonte më shumë këngës dhe pritshmëritë ishin këto që janë, sepse unë e di kur një këngë është e bukur dhe e di se kur do të godasin ose jo.
Cili është artisti që ka refuzuar këtë projekt?
Ka qenë Luizi në plan. Ishte ky projekt që për aryse të ndryshme të karrierës së Luizit nuk u realizua. Kështu që u realizua më vonë me Vedatin. Unë mendoj që është një këngë shumë e bukur dhe të gjithë do ta mirëprisnin. Mendimi për Luizin nuk ishte asnjëherë për komercialitet, sepse Luizi është një këngëtar festivalesh dhe e ka vërtetuar këtë. Zëri i Luizit në këtë këngë do të rrinte shumë mirë dhe ne prandaj e menduam. Për asnjë arsye komerciale. Nga momenti që nuk u realizua, pastaj vendosëm një plan B që ishte Vedati.
Artistja gjithashtu zbuloi se do të vijë me një tjetër bashkëpunim në muajin mars me një emër mjaft të njohur në industri që Anxhela zgjodhi ta mbante sekret për momentin.