Pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj publikoi tre projekte të reja, “Mos u kthe”, ‘‘Ani” dhe bashkëpunimi me Ron Zaitin, këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdojnë të jenë shumë e suksesshme. Këtë javë një prej tyre, “Mos u kthe” ka arritur që të pozicionohet në vend të dytë të klasifikimit të “The Top List”.

Kjo mund të konsiderohet pa frikë si kënga e saj më e pëlqyer deri më tani. Prej 26 javësh në klasifikim, ky projekt është rritur me 7 pozicione nga java e kaluar dhe tashmë është fare pranë kreut, duke ‘rrezukuar’ kështu Fifin dhe Gjikon me “365”.

Së fundmi Semi me anë të një postimi në ‘Instastory’ ka treguar se tashmë ka nisur pushimet dhe ka postuar një foto, ku ka pozuar si rradhë herë me bikini në bregun e detit. E fundja me suksesin e saj të fundit, tani duhet ta shijojë më së miri këtë periudhë.