Këngëtari i njohur Yll Limani po punon në mënyrë intensive për projekte të reja. Pas një sërë këngësh mjaft të suksesshme, duket se artisti nuk do të ketë të ndalur.

Para pak ditësh Ylli ka publikuar këngën e tij më të re, e cila është një bashkëpunim me Sidarta dhe titullohet “Spiti”. Për këtë këngë Ylli është shprehur se është më e preferuara nga të gjitha realizimet në gjithë karrierën e tij.

Ama duket se shumë shpejt artisti do të publikojë një tjetër projekt, i cili është përsëri një bashkëpunim, këtë herë me artisten Lira Blakaj. Këtë na e ka treguar vetë Ylli me një postim në Instagram, ku ka publikuar një video brenda studios muzikore me Lirën, duke improvizuar një pjesë nga kënga e tyre e re.