Këngëtari i talentuar, Butrint Imeri ka sjellë një super performancë në çerekfinalen e “The Voice of Albania”.

Artisti ka sjellë një kolazh të materialeve muzikore, të cilat tashmë janë shndërruar padiskutim në hite muzikore si “E jona”, “Veç për mu” dhe “Ki me lyp”. Gjatë performancës së tij, Butrinti ka treguar gjithashtu talentin në kërcim, duke ftuar edhe të pranishmit të ngriheshin në këmbë për të kërcyer nën ritmet e muzikës së tij.

Ndërkohë që po shijon sukseset e njëpasnjëshme të projekteve muzikore, Butrinti ka vetëm një javë që ka nxjerrë në treg këngën e tij më të re të titulluar “Mona Lisa”. Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke u bërë menjëherë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”.

Imeri është gjithashtu në këtë klasifikim me dy projekte të tjera muzikore. “E jona”, e cila është pjesë e Top Listës për 44 javë rresht dhe këtë javë renditet në vendin e 11-të si edhe “Vec per mu” e cila për këtë javë mban vendin e 4-t.