Emri i Luiz Ejllit, ka qenë në fokus të mediave për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur. Javën e fundit ai ka qenë kryefjala e mediave për shkak të disa problemeve ligjore.

Megjithatë, duket se artisti ka marrë mbështetje të madhe nga publiku. Me votat e tyre, fansat e tij kanë arritur që ta pozicionojnë serish në krye të listës.

Projekti “Më fal” i Luizit, është rritur me dy pozicione nga java e kaluar. Kjo këngë është prej 11 javësh pjesë e listës dhe ende është ndër më të preferuarat e publikut.

Kushedi se çfarë surprizash ka rezervuar java e ardhshme në klaifikimin e “The Top List”. Por deri atëherë le të shijojmë “Më fal”!