“You know me” ky është titulloi që Cozman ka zgjedhur për projektin e tij më të ri muzikor duke na lënë të nënkuptojmë se tashmë ne të gjithë e njohim atë pavarësisht se ka ardhur pa Babastars.
Cfarë ndodhi me Cozman dhe Babastars?
Në muajin janar, median u pushtuan me lajmin se Babastars nuk është më bashkë. Në atë kohë, Cozman bëri një reagim interesant rreth këtij lajmi, duke publikuar një listë të fitimeve të të gjithë anëtarëve të labelit dhe vihej re se pjesa dërrmuese shkonte për Getoar Selimin, plot 39% ndërsa pjesa tjetër Ylber Abdullahu, pra Cozman- i 8.00%, Visar Shala (Skivi) 27.00%, Agon Sylejmani (Agon Amiga) 22.00% dhe Asdren Zogaj (Dj Jungle) 4.00%.
Pavarësisht kësaj, në një postim të bërë në rrjetet sociale, Cozman reagoi: “Mbështetësve të BabaStars, se nuk ju them fansa se jemi 1 familje të gjithë- ju kërkoj falje për ngjarjet që kanë ndodhur rreth grupit. Por një gjë dijeni, pavarësisht individëve, fryma e hip hop- it që ne e kemi kultivuar dhe Baba Stars, hip hop- i i vërtetë do të jetë gjallë gjithmonë. BabaStars është tatuazh në zemrën time, jo vetëm në qafë e unë jam shumë krenar për këtë gjë.”
Reagimi i Getoar Selimit në lidhje me ndarjen e Babastars.
Lidhur me ndarjen e “Babastars”, Getoariështë shprehur se Babastars është krijuar nga ai dhe Dardan Belegu, i cili fillimisht njihej me emrin “Baba Records”. Kaos, Skills, Viagra & MC Mimo dhe shumë grupe të tjerë kanë qënë nën menaxhimin e kësaj shtëpie diskografie. Pavarësisht se “Babastars” ka qënë shumë e suksesshmë ka ardhur një kohë kur dikush është larguar në Londër, vetë Getoar ka qëndruar më shumë në Tiranë dhe si pasojë erdhi ndarja. Lidhur me pakënaqësitë e ish-anëtarëve, Getoari ka shtuar se nuk ka një koment për ta dhe as nuk ka ndërmend të krijojë konflikte me ta, duke u sjellë si kalama.
Cfarë po ndodh me Cozman pas ndarjes nga Babastars?
Reperi i njohur, i cili jeton në Londër, vazhdon karrierën e tij “solo”, duke i qëndruar besnikë fansave të tij. Për projektin e tij të ri muzikor, Cozman ka bashkëpunuar me “Panda Music” ndërsa për tekstin është kujdesur vetë artisti së bashku me Tonic dhe Denk. Falë sugjerimeve të shumta, kjo këngë ka arritur të futet menjëherë në klasifikimin e “The Top List”, duke u renditur në vendin e 67-të.