Një bashkëpunim mjaft i fuqishëm vjen mes Ervin Gonxhi, Martin Hoxha dhe Vinsmoker që sjellin “Face to face”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” nëpërmjet votave të shumta të publikut.

Ervin Gonxhi nuk është një emër i panjohur për audiencën e gjerë. Prej vitesh tashmë ai është një artist i preferuar dhe aktiv në koncerte të ndryshme.

Një violinist i talentuar, kompozitor dhe producent muzikor, Ervin Gonxhi hyn për herë të parë në mesin e artistëve të Top Awards. Bashkëpunimi i tij me Martin Hoxha dhe Vinsmoker, ka rezultuar mjaft i suksesshëm dhe i preferuar për publikun.

Pas eksperiencës së tij në “Big Brother VIP 3”, duket se Ervini ‘i është futur me kokë’ projekteve të reja muzikore. E këtu nuk po flasim vetëm për “Face to face”.

Ajo që nisi si një krijim brenda shtëpisë së “BBVIP” nga Romeo Veshaj dhe Ervin Gonxhi, e që më pas u vazhdua edhe nga Arta e Vesa, duke u kënduar edhe nga dy këngëtarët, tashmë është një këngë e bukur, një dedikim për nënën. Në fakt, Ervini e zbuloi pas daljes nga reality show, për “Pardon My French”, në Top Albania Radio ekskluzivisht materialin e ri, duke bërë me dije se ka një strofë ku për herë të parë këndon ai vetë dhe më pas Romeo e dy vajzat, duke ndarë pak nga kënga për programin.

“Nënës” padyshim që korri shumë sukses, që kur kënga u luajt për herë të parë para pak ditësh në shtëpinë e “BBV3”. Nga ana tjetër “Face to face” renditet në vend të 21-të për këtë javë.