Edhe pse ka kaluar një javë nga finalja e madhe “Big Brother VIP 4”, dje në Top Channel u transmetua “Post Big Brother”. Të gjithë ish-banorët ishin pjesë e spektaklit, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend.

Egli ka zbuluar se tashmë do të fokusohet më shumë se kurrë tek muzika. Pas rikthimit me Kellyn tek projekti “Ti”, duket se artistja do vazhdojë të jetë tejet e angazhuar.

Planin e parë e zë muzika, padiskutim, projekte të reja muzikore, bashkëpunime edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. E dyta, me kërkesë dhe dëshirën time shumë të madhe, patjetër dhe televizioni dhe kinematografia.