Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe së fundmi ka treguar se po punon në një studio muzikore. Shpesh bukuroshja ka treguar se së fundmi i është përkushtuar pasionit të saj dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin e saj më të ri, të titulluar “Bebe”.

E gjatë këtyre ditëve ndjekësit e kanë pritur me padurim “Bebe”, projektin që riktheu bukuroshen pas pauzës së saj. Vetëm pak ditë më parë, artistja publikoi surprizën e saj me videoklip dhe tanimë mund të themi me plot gojë se na kishte munguar stili i veçantë i saj.

Mirëpo, pas këtij rikthimi duket se Era nuk ka më kohë për të humbur. Së fundmi, këngëtarja na ka treguar se ndodhet sërish duke regjistruar në studio muzikore për projektin e saj të radhës që siç na tha, duket të jetë një hit.

Duke gatuar diçka të zjarrtë për të gjithë ju.

“Bebe” e ka renditur Era Istrefin në vend të 44-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.