Xhensila ka bashkuar sërish fuqitë me Pirro Çakon dhe kësaj radhe për projektin e titulluar “Paris”. Kjo nuk është hera e parë që Xhensila bashkëpunon me kantautorin e njohur pasi vetëm 8 muaj më parë, dyshja solli projektin e parë së bashku titulluar “Sekreti im”. Kjo ishte pikërisht kënga që e riktheu Xhensilën në muzikë pas një pauzë pas ardhjes në jetë të vajzës ë saj.

Pas suksesit të projektit të parë, Xhensila i ka besuar sërish duarve të Pirro Çakos dhe në këtë rast në rolin e kompozitorit dhe tekstshkruesit. Me një muzikë ritmike dhe një tekst mjaft romantik, “Paris” ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, duke u futur në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” që në javën e parë të publikimit.

Pse Xhensila dhe Pirro zgjedhin Parisin?

Dyshja e njohur ka vendosur t’i dedikoje një këngë Parisit që për hir të së vërtetës nuk është diçka e zakontë. Mos vallë për shkak të Pirro Çakos, i cili ka një lidhje të fortë më këtë qytet?

Ish-bashkëshortja e Pirros, Inva Mula, me të cilin ka një djalë, prej vitesh tashmë jeton në Paris, që pas martesës së saj me biznesmenin Ethem Ramadani. Prej muajsh në media qarkulloi lajmi se Inva i kishte dhënë fund martesës së saj 11-vjeçare me Ethemin por duket se këto mbeten në kuadrin e thashethemeve pasi dyshja vazhdon të jetë bashkë.

Nga ana tjetër, Pirro, i cili vazhdon të shijojë jetën si një beqar, duket së dëshiron të niset “për një tango në Paris”. Duke qënë se është autori i tekstit të kësaj kënge, nisur nga disa vargje, a mund të jetë ai një dedikim për Inva Mulën?

E di qe ti e ke t’veshtire me ni pak mall
Por une kerkoj motivin me u ni e gjalle“, shkruhet ndër të tjera në tekstin e këngës.

Më tej  vijon:
Ma ma ma ma ke ndal frymarrjen
E ke vra ti zemren time
Kush po lun me buzet e tuja
E t’ka bo ty fije fije

Ndërkohë që cështja e dedikimit mbetet në kuadrin e thashethemit, për një gjë jemi të sigurt, Pirro është një ndër tekstshkruesit më të mirë kur bëhet fjalë për dashurinë.